Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Fjalët e Cristiano Ronaldos pasi shkroi emrin e tij në librat e historisë të Kupave të Botës

    June 23, 2026

    Wembley ndryshon rregullat për koncertin e Harry Styles për shkak të vapës ekstreme

    June 23, 2026

    Deputetja britanike në KiE: Serbia ka mbështetur personat që kryen sulmin në Banjskë

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Fjalët e Cristiano Ronaldos pasi shkroi emrin e tij në librat e historisë të Kupave të Botës
    • Wembley ndryshon rregullat për koncertin e Harry Styles për shkak të vapës ekstreme
    • Deputetja britanike në KiE: Serbia ka mbështetur personat që kryen sulmin në Banjskë
    • Tre raketa ukrainase godasin një ndërmarrje të rëndësishme industriale në Voronezh
    • Zyrtarët e LVV-së ironizojnë përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës
    • Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
    • Shtohet presioni ndaj Abdixhikut, edhe Dega II në Prishtinë kërkon largimin e tij
    • Alba Vukaj mahnit me fotografitë e fundit në Instagram, rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, June 23
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Euro digjitale pritet të vjen deri në vitin 2029

    Euro digjitale pritet të vjen deri në vitin 2029

    korrektpressBy korrektpressJune 23, 2026 Euro 3 Mins Read
    Euro digjitale pritet të vjen deri në vitin 2029
    Euro digjitale pritet të vjen deri në vitin 2029
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Monedha digjitale evropiane pritet të lançohet deri në vitin 2029, si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar autonominë evropiane në sistemet e pagesave dhe për të ulur dominimin e dollarit amerikan në ekonominë globale.

    Komiteti për Çështje Ekonomike dhe Monetare i Parlamentit Evropian miratoi të martën projektin e shumëpritur për euron digjitale, ndërsa Bashkimi Evropian synon të zvogëlojë varësinë nga sistemet e pagesave të kontrolluara nga SHBA.

    Sipas të dhënave të Bankës Qendrore Evropiane (ECB), gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard përbëjnë rreth 61% të pagesave me kartela në zonën euro, si dhe pothuajse të gjitha transaksionet ndërkufitare me karta.

    Debati mbi sovranitetin financiar të Evropës është intensifikuar në kushtet e tensioneve gjeopolitike dhe shqetësimeve për varësinë e BE-së nga infrastruktura e huaj e pagesave.

    Euroja digjitale është një nga masat për të forcuar autonominë strategjike të Evropës. Ajo do të ishte një formë digjitale e parasë së bankës qendrore, e emetuar dhe e garantuar nga ECB, dhe e dizajnuar për të plotësuar paratë e gatshme dhe shërbimet bankare ekzistuese, jo për t’i zëvendësuar ato.

    Sipas propozimit, qytetarët do të mund të mbajnë euro digjitale në një portofol elektronik të posaçëm, me një kufi mbajtjeje që ende nuk është përcaktuar.

    Sistemi do të mbështesë pagesa si online ashtu edhe offline dhe synon të ofrojë një nivel të lartë privatësie, ku ECB nuk do të mund të identifikojë drejtpërdrejt përdoruesit nga të dhënat e pagesave.

    ECB do të sigurojë infrastrukturën bazë, ndërsa bankat komerciale dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave do të ofrojnë shërbimet e euros digjitale për klientët. Institucionet financiare pritet të kompensohen për pjesëmarrjen në sistem, ndërsa tregtarët do të paguajnë tarifa që pritet të jenë më të ulëta se ato të transaksioneve aktuale me karta.

    Mënyra se si do të strukturohet ky kompensim mbetet një nga çështjet më të debatueshme para negociatave me shtetet anëtare të BE-së, sipas tre burimeve të njohura me diskutimet, raporton euronews.

    “E mirëpresim që Komiteti ECON i Parlamentit Evropian ka rënë dakord për qëndrimin e tij mbi paketën e monedhës së vetme, e cila do të mbrojë paranë fizike euro si mjet ligjor, ndërkohë që do të formësojë edhe euron digjitale”, tha ECB në një deklaratë.

    “Miratimi i rregullores për euron digjitale është një fitore e madhe për qytetarët dhe bizneset e vogla,” tha eurodeputeti italian Pasquale Tridico, i cili e negocioi dosjen në emër të grupit “E Majta”, duke e quajtur votimin “historik”.

    Bashkimi Evropian nuk është i vetmi që po zhvillon një monedhë digjitale publike. Kina tashmë ka prezantuar juanin digjital, ndërsa Rusia ka njoftuar se rubla digjitale do të bëhet funksionale në shtator 2026.

    Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur një qasje tjetër. Presidenti amerikan, Donald Trump ka braktisur planet për një monedhë digjitale të bankës qendrore dhe ka mbështetur zhvillimin e “stablecoins” – asete kripto private të dizajnuara për të ruajtur një vlerë të qëndrueshme.

    Meqenëse pjesa më e madhe e stablecoins globalë janë të denominuar në dollarë amerikanë, mbështetësit argumentojnë se kjo teknologji mund të forcojë rolin ndërkombëtar të dollarit dhe përdorimin e tij në pagesat ndërkufitare.

    Megjithatë, disa politikëbërës dhe ish-zyrtarë besojnë se një monedhë digjitale e SHBA-së mund të rikthehet në agjendë në të ardhmen.

    Timothy Massad, ish-kryetar i Komisionit për Tregtinë e të Ardhmes së Mallrave (CFTC), tha për CoinDesk në maj se diskutimet në Uashington vazhdojnë dhe se një dollar digjital mund të bëhet i pashmangshëm.

    Parlamenti Evropian pritet të formalizojë qëndrimin e komitetit në një votim plenar në Strasburg në fillim të korrikut.

    Më pas do të nisin negociatat me 27 shtetet anëtare të BE-së, me synimin për të arritur një marrëveshje përfundimtare deri në fund të vitit. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Parlamenti Evropian mbështet euron digjitale të shumëpritur për të zvogëluar dominimin e SHBA-së në pagesa

    Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – nën hetim një shtetas zviceran për pastrim parash

    Parlamenti Evropian dëshiron euron digjitale si alternativë ndaj Visa dhe Mastercard

    Dobësohet dollari amerikan, euroja arrin nivel rekord që nga viti 2021

    LEXO GJITHASHTU

    Fjalët e Cristiano Ronaldos pasi shkroi emrin e tij në librat e historisë të Kupave të Botës

    June 23, 2026

    Wembley ndryshon rregullat për koncertin e Harry Styles për shkak të vapës ekstreme

    June 23, 2026

    Deputetja britanike në KiE: Serbia ka mbështetur personat që kryen sulmin në Banjskë

    June 23, 2026

    Tre raketa ukrainase godasin një ndërmarrje të rëndësishme industriale në Voronezh

    June 23, 2026
    TË TJERA

    Zyrtarët e LVV-së ironizojnë përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

    June 23, 2026

    Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni

    June 23, 2026

    Shtohet presioni ndaj Abdixhikut, edhe Dega II në Prishtinë kërkon largimin e tij

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.