Rrjeti i marketeve ETC ka hapur pikën e re në qendrën tregtare “Europe City Mall” në Pejë, duke zgjeruar praninë e tij dhe ofertën për konsumatorët në këtë qytet.
Pika e re shtrihet në një hapësirë prej rreth 9 mijë metrash katrorë dhe ofron një gamë të gjerë produktesh për blerësit, raporton lajmi.net
Hapja e kësaj pike përfaqëson një tjetër zhvillim në sektorin e tregtisë në Pejë, duke u ofruar qytetarëve më shumë mundësi për blerje në një hapësirë moderne./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

