KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Është e pamundur ta mposhtin Barcelonën”, ish-futbollisti anglez e paralajmëron Realin

“Është e pamundur ta mposhtin Barcelonën”, ish-futbollisti anglez e paralajmëron Realin

Java e El Clásicos ka nisur të ndizet, ndërsa deklaratat e ish-futbollistit anglez Troy Deeney kanë tërhequr vëmendjen, pasi ai nuk i sheh favorizuar shanset e Real Madridit për ta mposhtur Barcelonën në përballjen e së dielës.

Pas fitoreve të fundit, Barcelona triumfoi 5-2 ndaj Real Betisit, ndërsa Real Madridi mposhti Sevillan me rezultat 4-1.

Megjithatë, sipas Deeneyt, dy skuadrat po kalojnë momente të ndryshme dhe katalunasit po tregojnë një nivel më të lartë të lojës.

Në emisionin “Golazo” të CBS Sports, ish-sulmuesi anglez ishte i drejtpërdrejtë në vlerësimin e tij për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.

“Është e pamundur që ta mposhtin Barcelonën. Real Madridi është një ekip i mbushur me individualitete, përballë skuadrës më të mirë”, deklaroi Deeney, duke komentuar shanset e madrilenëve në El Clásico.

Ai shkoi edhe më tej, duke parashikuar se ndeshja mund të karakterizohet nga tensionet dhe kartonët e kuq, duke pasur parasysh temperamentin e trajnerit portugez.

“Duke e njohur Mourinhon, mund të ketë edhe ndonjë karton të kuq”, u shpreh anglezi.

Diomande e vendos Mourinhon para një dileme

Deeney foli edhe për paraqitjen e Yan Diomandes, i cili ka lënë përshtypje të mira dhe mund t’i krijojë një problem të rëndësishëm Mourinhos kur Vinicius Junior të rikthehet pas përfundimit të pezullimit.

Sipas tij, trajneri portugez do të duhet të vendosë se si do ta menaxhojë rikthimin e brazilianit, veçanërisht nëse Diomande vazhdon të luajë në nivelin e treguar së fundmi.

“Mourinho do të duhet të mendojë se çfarë të bëjë me Viniciusin kur t’i përfundojë pezullimi, pas paraqitjes së jashtëzakonshme të Diomandes. Ai do ta vendosë në një pozitë të vështirë. Nëse Viniciusi nuk luan dhe qëndron në stol, kjo bëhet problem”, deklaroi Deeney.

Real Madridi do ta ketë mundësinë ta japë përgjigjen në fushë të dielën, në një përballje që mund të ketë ndikim të madh në garën për titullin e La Ligës.

Barcelona hyn në këtë javë me gjashtë pikë epërsi ndaj madrilenëve dhe me synimin për ta konfirmuar formën e shkëlqyer edhe në duelin më të rëndësishëm të sezonit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.