Opinionistja Rudina ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Akilit gjatë diskutimeve në Big Brother VIP Kosova 5.
Ajo kritikoi mënyrën se si Akili po sillet me banorët e tjerë, duke e cilësuar atë si arrogant dhe bullizues.
Rudina gjithashtu theksoi se opinionistët nuk kanë ndërmend të merren me pretendimet apo mënyrën se si banorët dëshirojnë të prezantojnë veten.
“Është bërë arrogant dhe bullizues… Nuk e kemi ndërmend të hyjmë e të shikojmë për ju se kush jeni ju”, u shpreh Rudina.
Këto komente, Rudina i bëri pasi Akili tha se nëse kërkohet emri i tij në internet, tregohet se kush është ai. Teksa bëri edhe krahasim me Zoja Nushin.
Burimi: klankosova.tv ↗

