TË FUNDIT

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Escobar në Beograd: SHBA beson se rajoni përfiton nga njohja reciproke Kosovë-Serbi
    Lajme

    Escobar në Beograd: SHBA beson se rajoni përfiton nga njohja reciproke Kosovë-Serbi

    By A.JMarch 16, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja potenciale e 18 marsit në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër do të ofrojë mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara.

    Ai po e viziton Beogradin, ndërkaq për nesër do të zhvillojë vizitë në Kosovë ku do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, i cili më 18 mars do të jetë në Ohër për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

    SHBA beson se kjo marrëveshje e propozuar ofron një nga mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara, për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit në rajon. Ne duam që të dyja palët të jenë shumë serioze në gjetjen e një zgjidhjeje, të gjejnë mënyra për të qenë fleksibël, konstruktivë, për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga mundësia që u jepet. Pas propozimit nuk qëndrojnë vetëm Evropa dhe SHBA, por i gjithë komuniteti transatlantik”, ka thënë Escobar gjatë një konference për media.

    Escobar ka ripërsëritur se qëndrimi amerikan është Kosova e pavarur dhe se i gjithë rajoni do të përfitonte nga njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i shpejtë i Serbisë dhe Kosovës dhe i gjithë rajonit”, ka thënë Escobar.

    “Ne duam që të dyja palët të jenë serioze në kërkimin e kësaj mundësie për të qenë konstruktiv dhe fleksibël dhe për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga kjo mundësi, jo vetëm Evropa, por edhe SHBA-ja dhe komuniteti transatlantik në tërësi”, ka deklaruar ndër tjerash përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor.

    Escobar po ashtu ka thënë se do të dëshironte që komuniteti serb të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, si dhe që serbët të marrin pjesë në të gjitha institucionet e Kosovës.

    Sipas Escobar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se është një detyrim ligjor.

    Escobar tha se nga takimi në Ohër nuk pritet nënshkrimi, por dëshirohet një marrëveshje se si të ecim përpara. /Gazeta Express





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    By A.JMarch 29, 20230

    Gjermania të mërkurën i publikoi draft-reformat për imigrimin, trajnimin e shkathtësive dhe promovimin e imigrimit…

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023

    Hoti godet Qeverinë Kurti: E tmerrshme, kjo s’na kishte ndodhur për 20 vjet

    March 29, 2023

    TË TJERA

    Netanyahu i kundërpërgjgjet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk ndikohemi nga presionet

    March 29, 2023

    Olta “revoltohet” nga injorimi i Luizit: Është kafshë, është njeri i keq

    March 29, 2023

    “Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

    March 29, 2023

    Berisha: Në 8 vjet kemi humbur 35% të popullsisë

    March 29, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.