TË FUNDIT

    Kryeministri i Kroacisë: Kur ne mbroheshim nga regjimi i Millosheviqit nuk e kishim këtë mbështetje që ka Ukraina

    January 22, 2023

    Escobar: Mali i Zi pranë kolapsit institucional, s’kam parë ndonjëherë krizë të tillë

    January 22, 2023

    Hisen Berisha i reagon Albin Kurtit që nuk e vizitoi Skenderajn

    January 22, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Escobar: Mali i Zi pranë kolapsit institucional, s’kam parë ndonjëherë krizë të tillë
    Lajme

    Escobar: Mali i Zi pranë kolapsit institucional, s’kam parë ndonjëherë krizë të tillë

    By A.JJanuary 22, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se Mali i Zi është pranë kolapsit institucional ndërsa paralajmëroi për “shumë pasoja” nëse nuk zgjidhet kriza e thellë politike dhe institucionale.

    “Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është aq afër një kolapsi institucional sa s’kam parë ndonjëherë në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri ranë dhe nuk pati përparim në formimin e një tjetre. Ata nuk kanë një kuorum në Gjykatën Kushtetuese që mund të konfirmojë zgjedhjet e reja”, tha Escobar.

    Diplomati amerikan, i cili është i angazhuar edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përkujtoi se mandati i presidentit malazez Milo Gjukanoviç skadon në pranverë kurse kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka shpallur së fundmi zgjedhjet presidenciale më 19 mars, por ai është skeptik se mund të gjendet një rrugëdalje.

    “Mund të ndodhë që të mos ketë president që t’i besojë mandatin, të mos ketë qeveri që të ecë përpara dhe Gjykata Kushtetuese të miratojë të gjitha vendimet dhe të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve”, theksoi Escobar.

    Në fund të dhjetorit, shumica parlamentare e shpalli liderin e DEMOS-it, Miodrag Lekiç, mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi, bazuar në ndryshimet kontestuese të Ligjit për Presidentin që ishte miratuar nga Kuvendi, pavarësisht opinionit negativ të Komisionit të Venecias.

    Zyrtari i lartë amerikan ritheksoi se detyra kryesore është plotësimi i menjëhershëm i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, “dhe më pas të shkohet në zgjedhje” ndërsa duke iu referuar opinionit të Komisionit të Venecias, tha se çdo ide që “Kushtetuta të ndryshohet me shumicë të thjeshtë” është shumë e rrezikshme.

    “Tashmë kemi thënë se nuk jemi të sigurt se do të ishte një qeveri kushtetuese. Nuk jemi të sigurt se mund të mbështetemi në vendimet e një qeverie të tillë. Ne i inkurajuam ata të mos e bënin këtë”, përfundoi Escobar.

    Çfarë ka ndodhur nga gushti e deri më sot

    Kujtojmë se Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç iu votua mosbesimi në gusht, ndërsa në shtator, shumica e re (e vjetër) parlamentare, përkatësisht deputetët e formacionit pro-rus dhe pro-serb “Frontit Demokratik”, “Demokratët”, dhe “URA” arritën marrëveshje që mandatar për formimin e qeverisë malazeze të jetë Miodrag Lekiç.

    Mirëpo, kur ia dërguan propozimin e nënshkruar nga 41 deputetë Gjukanoviç’it, ai refuzoi të konsultohet me Lekiç‘in, me arsyetimin se shumica nuk e ka respektuar afatin kushtetues për propozimin e mandatarit.

    Më pas, shumica parlamentare miratoi ndryshimet në Ligjin për Presidentin, për të cilat Komisioni i Venecias vlerësoi se nuk janë në pajtim me Kushtetutën, ndërsa Komisioni Evropian apeloi që të respektohet zëri i ekspertëve juridikë ndërkombëtarë.

    Gjukanoviç më pas nënshkroi dekretin për shpalljen e ndryshimeve në Ligjin për Presidentin, duke theksuar se ky është obligim i tij kushtetues, por edhe se me këtë përfundon e gjithë puna e tij, sepse, siç shtoi ai, nuk dëshiron të marrë pjesë në zbatimin e dispozitave të ligjit, të cilat janë antikushtetuese.

    Ndërkaq, pavarësisht thirrjeve publike për zgjedhjen e gjyqtarëve, përfaqësuesit e partive parlamentare nuk kanë arritur ende tek konsensusi dhe të zgjidhnin të paktën një gjyqtar, për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese.

    Negociatat për formimin e qeverisë kanë dështuar ndërkohë dhe zyrtarë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë paralajmëruar vazhdimisht Podgoricën për ndërprerjen e negociatave për anëtarësim, nëse nuk sigurohet funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kryeministri i Kroacisë: Kur ne mbroheshim nga regjimi i Millosheviqit nuk e kishim këtë mbështetje që ka Ukraina

    January 22, 2023

    Hisen Berisha i reagon Albin Kurtit që nuk e vizitoi Skenderajn

    January 22, 2023

    Musliu i përgjigjet Jeta Statovcit: Sa merresh me teori konspirative, vizitoje fshatin Tushile

    January 22, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Kryeministri i Kroacisë: Kur ne mbroheshim nga regjimi i Millosheviqit nuk e kishim këtë mbështetje që ka Ukraina

    By A.JJanuary 22, 20230

    Në një fjalim në Teatrin Kombëtar të Kroacisë në Zagreb, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç rikujtoi…

    Escobar: Mali i Zi pranë kolapsit institucional, s’kam parë ndonjëherë krizë të tillë

    January 22, 2023

    Hisen Berisha i reagon Albin Kurtit që nuk e vizitoi Skenderajn

    January 22, 2023

    Musliu i përgjigjet Jeta Statovcit: Sa merresh me teori konspirative, vizitoje fshatin Tushile

    January 22, 2023

    TË TJERA

    Erdhi një dronë nga Kosova për të dhe Kiarën, Luizi: Dasmën do ta bëjmë në Prishtinë

    January 20, 2023

    Sali Berisha: Rama e mbrojti Vuçiqin në Davos

    January 20, 2023

    Kejvina me veprim të papritur ndaj Luizit pasi u përjashtua nga “BBVK”

    January 19, 2023

    Tuna po martohet për të tretën herë?

    January 19, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kryeministri i Kroacisë: Kur ne mbroheshim nga regjimi i Millosheviqit nuk e kishim këtë mbështetje që ka Ukraina

    January 22, 2023

    Escobar: Mali i Zi pranë kolapsit institucional, s’kam parë ndonjëherë krizë të tillë

    January 22, 2023

    Hisen Berisha i reagon Albin Kurtit që nuk e vizitoi Skenderajn

    January 22, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.