KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ermal Sadiku kritikon ndarjen buxhetore për 2027-tën

Ermal Sadiku kritikon ndarjen buxhetore për 2027-tën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar ndarjen buxhetore të Qeverisë për vitin 2027, duke vlerësuar se digjitalizimi dhe zhvillimi teknologjik nuk po marrin vëmendjen e duhur.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Sadiku ka bërë të ditur se vetëm 1.59 për qind e buxhetit të Republikës së Kosovës është ndarë për Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Ai ka theksuar se edhe nga kjo shumë, pjesa dërrmuese e mjeteve shkon për administratën publike dhe jo për proceset e digjitalizimit.

Sipas Sadikut, kjo ndarje buxhetore dëshmon, siç u shpreh ai, interesimin e Qeverisë për teknologjinë, inovacionin dhe transformimin digjital të shtetit.

“Kaç është interesi i kësaj qeverie për teknologjinë, inovacionin dhe transformimin digjital të shtetit”, ka deklaruar Sadiku.

Ai ka paralajmëruar se për këtë çështje do të flasë më gjerësisht nesër në Kuvend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.