KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Erjon Vishkulli përfundon me sukses operacionin e dytë, javën tjetër i nënshtrohet ndërhyrjes vendimtare për shikimin

Erjon Vishkulli përfundon me sukses operacionin e dytë, javën tjetër i nënshtrohet ndërhyrjes vendimtare për shikimin

Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy në protestën e para disa javëve, ka përfunduar me sukses operacionin e dytë në radhë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë 28-vjeçari, i cili deklaron se në ditët në vijim do të duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, sërish vendimtar për shikimin e tij.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon… Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim, raporton Topchanel.

Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time.

Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë! Zoti më dhëntë forcë dhe e bëftë mbarë! Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua”, shkruan Vishkulli.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.