Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar këtë të mërkurë nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.
Veliaj ka qëndruar në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe disa biznesmenë.
Burimi: klankosova.tv ↗

