Erërat e forta që kanë përfshirë Prishtinën kanë shkaktuar dëme edhe në objektet e konvikteve të studentëve.
IndeksOnline ka siguruar disa pamje, ku shihen xhama të thyer të shpërndarë nëpër korridoret e konvikteve, si pasojë e motit të lig që ka përfshirë kryeqytetin.
Në videot e siguruara nga IndeksOnline vërehen dëmet e shkaktuara në hapësirat e brendshme të objekteve, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga incidenti. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

