KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trumpin: Ia përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trumpin: Ia përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë me dije të hënën se Turqia nuk dëshiron të shohë një valë të re sulmesh kundër Iranit.

Erdogan tha se ia përcolli shqetësimet e Ankarasë, presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë një bisede telefonike të kohës së fundit.

“Ne theksojmë në çdo rast se këto çështje mund të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë. Fatkeqësisht, po shohim përsëri një ndryshim negativ në zhvillime. Po bëjmë çmos për ta parandaluar këtë”, u tha Erdogan gazetarëve pas kthimit të tij nga Azerbajxhani.

Ankaraja duket e shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak në Lindjen e Mesme, duke këmbëngulur në nevojën për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.