KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk përbën më prioritet për Turqinë, Evropa do të jetë humbësja

Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk përbën më prioritet për Turqinë, Evropa do të jetë humbësja

Anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian “nuk përbën më prioritet” për Ankaranë, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke argumentuar madje se nga një zhvillim i tillë “humbëse do të jetë Evropa”.

Në një intervistë, presidenti turk preku një sërë çështjesh kritike, nga marrëdhëniet me BE-në dhe F-35 te marrëveshja e re e mbrojtjes së Mekës, Egjipti, Ngushtica e Hormuzit, Siria dhe Gaza.

Erdogan pretendoi se Bashkimi Evropian nuk duket i gatshëm ta pranojë Turqinë si anëtare të plotë.

Gjithashtu, ai deklaroi se anëtarësimi në BE nuk është më në krye të axhendës së Ankarasë.

Erdogan iu referua gjithashtu Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes të nënshkruar më 7 gusht nga Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani në Mekë, e cila parashikon që një sulm i armatosur kundër njërit prej tre vendeve do të konsiderohet sulm kundër të gjithëve.

Ai argumentoi se kjo marrëveshje “i dërgoi një mesazh të rëndësishëm botës”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.