Era Istrefi ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor, këngën e titulluar “Bad”, e cila është publikuar së bashku me videoklipin.
Në klip, këngëtarja shfaqet me një paraqitje provokuese dhe një stil të veçantë vizual, duke sjellë një atmosferë moderne që i përshtatet titullit të këngës.
Për tekstin dhe melodinë e “Bad” është kujdesur vetë Istrefi, ndërsa beat-i është realizuar nga Travebeats.
Foto: YouTube
Miksimi dhe masterizimi janë bërë nga PllumBeatz, derisa për realizimin e videoklipit është kujdesur Sekuence.
Ky projekt vjen si një tjetër paraqitje e artistes, e cila ndër vite është dalluar për stilin e saj unik, muzikën moderne dhe paraqitjet që shpesh tërheqin vëmendjen e publikut.
Kënga “Bad” është publikuar në platformat muzikore, gjersa videoklipi tashmë është i disponueshëm për fansat e këngëtares.
Pritet gjithashtu të pëlqehet nga fansat dhe publiku i artistes së famshme, që ka bërë jehonë edhe jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
