KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Era Istrefi dhe Ledri Vula bashkojnë forcat sërish, lansojnë “Veç ti”

Era Istrefi dhe Ledri Vula bashkojnë forcat sërish, lansojnë “Veç ti”

Era Istrefi dhe Ledri Vula kanë bashkuar sërish forcat, kësaj radhe me projektin më të ri muzikor të titulluar “Veç ti”.

Dy artistët e njohur kanë publikuar këngën e re të shoqëruar edhe me një videoklip veror, i realizuar në bregdet, duke sjellë atmosferën tipike të sezonit të nxehtë.

Për muzikën janë kujdesur vetë Istrefi dhe Vula në bashkëpunim me producentin Claydee, teksa miksimi dhe masterizimi janë realizuar nga Paris Kalpos.

Foto: YouTube

Në videoklip, Era shfaqet me një paraqitje atraktive, duke tërhequr vëmendjen me stilin dhe fizikun e saj, derisa Ledri i qëndron besnik imazhit të tij karakteristik.

“Veç ti” është publikuar tashmë në platformën YouTube dhe pritet të jetë një nga këngët që do të shoqërojnë sezonin veror.

Foto: YouTube

Kjo nuk është hera e parë që Era Istrefi dhe Ledri Vula bashkëpunojnë, pasi dyshja kanë sjellë edhe më parë projekte të suksesshme muzikore që janë pritur mirë nga publiku.

Besohet që edhe kjo këngë do të jetë një nga hitet e verës 2026. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.