KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme

Gjeneralmajori Enver Cikaqi, pritet të jetë komandant i ri i FSK-së.

Burime të RTK-së thonë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tashmë e ka përcjellë në Zyrën e Kryeministrit emrin e Cikaqit si pasues të gjeneralit Bashkim Jashari.

Dorëzim-pranimi i komandës pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. Gjeneral Cikaqi është pjesë e udhëheqjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj. Për më shumë se tetë vjet, ai ka ushtruar detyrën e zv/komandantit të FSK-së.

Sipas nenit 21 të Ligjit për FSK-në, kandidati për komandant duhet ta ketë mbajtur gradën e gjeneralmajorit për së paku 12 muaj. Cikaqi e mban këtë gradë prej më shumë se shtatë vjetësh.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.