KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Enrique shpjegon mungesën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UNFP-së

Enrique shpjegon mungesën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UNFP-së

Luis Enrique ka zbuluar se e ka anashkaluar ceremoninë e çmimeve të UNFP-së të hënën, pasi ka preferuar të qëndrojë në shtëpi për të analizuar Arsenalin, në prag të fazës vendimtare të sezonit për Paris Saint-Germain.

Trajneri i PSG-së foli për mungesën e tij gjatë konferencës për media para përballjes ndaj Lens, duke theksuar se i gjithë fokusi i tij mbetet te përgatitja e skuadrës për sfidat e ardhshme.

“Unë nuk shkoj kurrë në këso lloj ceremonish. Preferoj të qëndroj në shtëpi dhe të studioj Arsenalin”, deklaroi Luis Enrique.

Megjithëse mungoi në ceremoninë prestigjioze, tekniku spanjoll i përgëzoi lojtarët e tij për çmimet e fituara dhe pati fjalë të mëdha për trajnerin e Lensit, Pierre Sage, pas sezonit mbresëlënës që ka zhvilluar.

“Ajo që ka bërë Pierre Sage është e jashtëzakonshme. Ai e meriton këtë çmim si trajneri më i mirë i sezonit”, shtoi ai.

PSG po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më vonë këtë muaj, ndërsa është shumë pranë sigurimit të një tjetër titulli në Ligue 1. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.