Endrick nuk dëshiron të kalojë më shumë kohë në stolin e rezervistëve te Real Madridi.
Sulmuesi brazilian synon të gjejë një ambient ku mund të luajë rregullisht dhe të vazhdojë zhvillimin e tij, duke shmangur rrezikun e një karriere të ngjashme me atë të Reinierit.
Reinier u transferua te Real Madridi me pritshmëri të mëdha, por nuk arriti të sigurojë një vend në ekipin e parë dhe përfundoi duke kërkuar mundësi larg klubit madrilen.
Endrick dëshiron të shmangë një skenar të tillë. Për një talent të ri, minutat në fushë janë thelbësore për të fituar përvojë dhe për të justifikuar pritshmëritë e mëdha që shoqërojnë karrierën e tij. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

