KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ëndërroja të luaja për Prishtinën”, Neziri tregon se si e kishte plotësuar ëndrrën e fëmijërisë

“Ëndërroja të luaja për Prishtinën”, Neziri tregon se si e kishte plotësuar ëndrrën e fëmijërisë

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-portieri i njohur kosovar, Flamur Neziri, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij në futboll, nga fillimet e karrierës te përvojat me disa prej klubeve të njohura në Kosovë dhe kalimi në rolin e trajnerit të portierëve. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

“Kohën sa kam qenë fëmijë në 2 Korrik, gjithmonë shkonim e përcillnim ekipin e Prishtinës dhe kemi bërë tifo, kam qenë edhe në tribuna si Plis”.

“Mbaj mend shumë ndeshje, sidomos një ndeshje patën luajtur Besa e Pejës me Prishtinën atë kohë”.

“Ishte ndërprerë ajo ndeshje për shkak incidenteve që ndodhën, por kemi qenë shumë Plisat prezent në stadiumin e Besës të Pejës në atë kohë”.

“Po gjithmonë e kam pasur ëndërr me luftu shumë e me ushtru për t’i rënë në sy Prishtinës Me atë ëndërr gjithmonë deri në Hys, në Hys pastaj ato duelet më të forta i kemi pasur me Prishtinën”.

“Edhe për fat gjithmonë kaloja shumë mirë, kam pasur paraqitje pozitive, i kam në sy klubit edhe pas përfundimit të kontratës, klubi i Prishtinës ma bëri një ofertë, të cilën nuk e kam mendu dy herë”, ka rrëfyer Neziri.

Episodin e plotë me Flamur Nezirin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.