KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ende nuk dihen shkaqet për vdekjen e 20-vjeçares nga Turqia

Ende nuk dihen shkaqet për vdekjen e 20-vjeçares nga Turqia

Ka përfunduar procedura e obduksionit, të studentes nga Turqia, e cila dje është gjetur e vdekur në banesën e saj në Shtip.

Konfirmimi vjen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore megjithatë ende nuk dihet se kur do të zbardhen shkaqet që çuan në vdekjen e 20-vjeçares. Policia thotë se punon për zbardhjen e plotë të rastit.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për U.E 20-vjeçare, shtetase e Republikës së Turqisë. Në vendngjarje ka kryer kontrolle ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme-Shtip. Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit,” thanë nga MPB.

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Shtip kishin intervenuar për të hyrë në banesë përmes derës së ballkonit, pasi dera hyrëse kishe qenë e blinduar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.