KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Enca shfaqet si çobaneshë në klipin e ri në ardhje

Enca shfaqet si çobaneshë në klipin e ri në ardhje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën muzikore me një projekt të ri.

Artistja ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se tashmë kanë nisur xhirimet e videoklipit të këngës së saj më të re, e cila mban titullin “Vasha”.

Nga pamjet e publikuara, shihet se videoklipi do të realizohet në një ambient të hapur natyror, ku Enca shfaqet e rrethuar nga një kope dhish, duke lënë të kuptohet se projekti do të ketë një koncept të veçantë dhe të pazakontë.

Këngëtarja ka zgjedhur të mos zbulojë shumë detaje rreth këngës, por ka rritur pritshmëritë e fansave me një mesazh intrigues.

“Kjo do të jetë ndryshe dhe e nxehtë”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se “Vasha” do të sjellë një stil të ri në repertorin e saj.

Mbetet të shihet se kur Enca do ta publikojë këngën dhe videoklipin, i cili pritet të tërheqë vëmendje me skenografinë dhe konceptin e veçantë që artistja ka zgjedhur për këtë projekt. /Telegrafii/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.