KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Emocionale: Nelson Hysa merr befasinë e madhe para meçit së karrierës

Emocionale: Nelson Hysa merr befasinë e madhe para meçit së karrierës

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka marrë një vizitë të bukur para meçit të karrierës, ku fëmijët dhe gruaja e kanë vizituar.

Hysa edhe më parë ka treguar se po i mungon shumë familja, ndërsa po vazhdon përgatitjet për meçin e 28 nëntorit.

“DAZN” ka publikuar pamjet emocionale kur boksieri shqiptar mbetet plotësisht i befasuar kur familja e tij vijnë ta vizitojnë.

“Siç kam thënë më parë më kanë munguar shumë. Kjo është vajza ime, djali dhe gruaja. Më kanë munguar shumë. Befasi shumë e bukur. Më vjen mirë që janë këtu. Po stërvitem dhe luftoj për ta”, tha ai ndër të tjera.

Përndryshe, Hysa do ta ketë një sfidë shumë të vështirë ndaj turkut Agim Kabayel, meçi që zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në rast që fiton, atëherë shqiptari do ta marrë edhe titullin e kampionit të botës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.