Emily Ratajkowski është e fundit në një varg yjesh ndërkombëtarë që i është bashkuar Subs.com, platformës së publikimit të përmbajtjes me abonim të lançuar nga Tim Stokely, bashkëthemelues i OnlyFans.
Modelja 35-vjeçare e njoftoi lajmin të mërkurën, duke zbuluar se është bërë edhe bashkëpronare e platformës, duke iu bashkuar Megan Fox dhe Michele Morrone, të cilat iu bashkuan projektit muajin e kaluar si krijuese përmbajtjeje dhe bashkëpronare, transmeton Indeksonline.
Ratajkowski njihet për fotot e saj provokuese dhe ka mbi 27 milionë ndjekës vetëm në Instagram. Ky numër fansash mund t’i sjellë asaj të ardhura të majme.
Ekspertët e industrisë vlerësuan më parë për Daily Mail se Megan Fox mund të fitonte miliona dollarë në muaj nga shitja e përmbajtjes ekskluzive.
View this post on Instagram
A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)
A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)
Abonimi mujor në profilin e saj aktualisht kushton 19.99 dollarë (18 euro), ndërsa qasja në postimet individuale mund të kushtojë deri në 50 dollarë (46 euro).
Ende nuk dihet se çfarë përmbajtjeje tjetër, përveç serisë së videove të paralajmëruar, do t’u ofrojë ajo abonentëve të saj./Indeksonline/

