KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Emily Atack martohet me Alistair Garner në një ceremoni private, përgatiten për festën e madhe në Spanjë

Emily Atack martohet me Alistair Garner në një ceremoni private, përgatiten për festën e madhe në Spanjë

Aktorja britanike, Emily Atack, është martuar me partnerin e saj, Alistair Garner, në një ceremoni intime në Britani, të rrethuar nga familjarë dhe miq të afërt.

Çifti planifikon të organizojë edhe një festë të dytë, më madhështore, në Spanjë pas disa javësh.

Emily, 36 vjeçe, dukej elegante me një fustan nusërie nga Josephine Scott, me vlerë rreth 2.325 funte, të kombinuar me një vello të gjatë dhe një shirit koke të dekoruar me diamante.

Emily

Pas ceremonisë në kishë, çifti vazhdoi festën në shtëpinë e tyre në Bedfordshire, ku për të ftuarit kishin edhe një kamion të McDonald’s me akullore McFlurry.

Aktorja e ndau lajmin në Instagram, duke shkruar se ceremonia ishte ‘absolutisht perfekte’ dhe se mezi pret ta përjetojë sërish festën pas disa javësh.

Emily dhe Alistar

Emily dhe Alistair, 40 vjeç, u fejuan në korrik 2025.

Ata kanë së bashku një djalë dyvjeçar, Barney.

Pjesë e organizimit

Ceremonia e dytë, që pritet të zhvillohet në shtator në Spanjë, do të jetë një festë shumë më e madhe.

Atack ka treguar se e ka shijuar shumë organizimin e dasmës dhe se për ceremoninë jashtë vendit po planifikon një festë të madhe dhe një fustan spektakolar. /Telegrafi/

Emily

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.