Emërohet bordi i ri i ShSKUK-së
Qeveria e Kosovës ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje ne mes të shumë pikave të diskutimi ka qenë edhe emërimi i bordit të ShSKUK-së.
Në bazë të vendimit, bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) do të përbëhet nga ana e shtatë anëtarëve.
Antarë të bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) janë zgjedhur Dren Boshnjaku, Tetore Olloni, Rrezarta Bajrami, Besim Demolli, Vjollca Kadolli, Naim Bardhiqi.
Emrat e anëtarëve të ri të bordit i ka prezantuar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia