Anëtari i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka arsyetura përkujtimin e vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq nga kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se Kosova duhet të tregojë që Serbia vret kryeministrin e vet sepse evropianët kanë pak arsye ta thonë.
Hoxha në një shkrim të gjatë në Facebook, ka thënë se “ne” duhet të flasim për pasi sipas tij, “po nuk folëm ne, ndërkombëtarët do të heshtin dhe do të bëjnë sikur nuk ka ndodhur”.
Më tej, ai ka renditur 17 çështje që duhet t’ia themi të huajve.
Ai ka treguar se pse Kurti po kritikohet për përkujtimin e ish-liderëve serbë.
“Natyrisht që ata që komentojnë kundër kujtimit të vrasjes së kryeministrit serb nuk e kanë hallin se po përmendet Gjingjiqi, por vetëm të godasin kryeministrin në pozitën e tij si përfaqësues i Kosovës në dialogun evropian.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i tij: