Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Elvira Ibrahimi Hoti, ka deklaruar se me arkën fiskale digjitale do të marrë fund, siç u shpreh ajo, “monopoli” që për vite me radhë i ka detyruar bizneset të paguajnë shtrenjtë për një pajisje të thjeshtë.
Ibrahimi Hoti tha se nga qershori i vitit 2026 bizneset do të kenë më pak kosto, më shumë lehtësi dhe “më shumë drejtësi” në mënyrën se si funksionon shteti ndaj tyre.
“Për vite me radhë, bizneset u detyruan të paguanin shtrenjtë për një pajisje të thjeshtë, sepse sistemi e kishte lënë hapësirën për monopol. Me arkën fiskale digjitale, kjo merr fund”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, ky është “dallimi kur shteti punon për shumicën, jo për pakicën”, duke përsëritur edhe sloganin: “Krejt për shtet. Shtet për krejt”.
Në fund të mesazhit, ajo u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit ta mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje me numrin 116, si dhe kandidaturën e saj me numrin 53, ndërsa për kryeministër Albin Kurtin me numrin 1.
