KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Elvana Shala në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, diskuton mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit me Kosovën

Elvana Shala në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, diskuton mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit me Kosovën

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë të Italisë, me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).

Gjatë këtij forumi, Shala po zhvillon takime me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe ndërkombëtarë, me fokus në mundësitë e investimeve, bashkëpunimin ekonomik, digjitalizimin dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet Kosovës dhe shteteve të ndryshme.

Në kuadër të forumit të investimeve të iniciativës “Hand-in-Hand”, ajo ka marrë pjesë në diskutime të nivelit të lartë ministror mbi potencialin e investimeve në digjitalizim dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik. Po ashtu, ka zhvilluar bisedime me përfaqësues nga Nepali, Ekuadori dhe Venezuela.

Ndër bashkëbiseduesit e saj ishin ministrja e Mjedisit, Pylltarisë dhe Bujqësisë së Nepalit, Gita Chaudry, zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme dhe Investimeve i Ekuadorit, Juan Carlos Sánchez, si dhe zëvendësministri i Peshkimit dhe Akuakulturës i Venezuelës, José Gregorio Briceño Azuaje.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte mundësia e investimeve në Kosovë nga shtetet pjesëmarrëse në sesionin e prezantimit të planeve të investimeve në sektorin agroushqimor, ku përfshiheshin Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Malavi, Mozambiku dhe Sierra Leone.

Pas interesimit të shprehur nga Shala për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, ministri i Bujqësisë, Mjedisit dhe Peshkimit i Mozambikut, Roberto Mito Albino, dhe ministri i Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore i Republikës Demokratike të Kongos, Muhindo Nzangi Butondo, shprehën interesim për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit.

Sipas komunikatës, palët janë pajtuar që kontaktet dhe diskutimet të vazhdojnë përmes Ambasadës së Kosovës në Romë, me synimin për të shqyrtuar mundësitë konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.