KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Elseid Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar që arrin 100 paraqitje me Kombëtaren shqiptare

Elseid Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar që arrin 100 paraqitje me Kombëtaren shqiptare

Elseid Hysaj ka hyrë në histori të futbollit shqiptar, duke u bërë futbollisti i parë që arrin shifrën e 100 paraqitjeve me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Për këtë rekord të veçantë, mbrojtësi kuqezi është nderuar me një medalje dhe një kapelë simbolike nga UEFA, të cilat iu dorëzuan personalisht në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur Kombëtarja shqiptare përmes një njoftimi, duke e cilësuar këtë arritje si historike.

Hysaj prej vitesh është një nga futbollistët e rëndësishëm të Shqipërisë, ndërsa me 100 ndeshje bëhet lojtari i parë që arrin këtë kuotë në historinë e përfaqësueses.

Kombëtarja shqiptare e ka uruar Hysajn për këtë sukses, duke i dëshiruar edhe 100 paraqitje të tjera me fanellën kuqezi. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.