KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Elizabeth Hurley ndez thashethemet për fejesë me Billy Ray Cyrus, shfaq unazën me diamant

Elizabeth Hurley ndez thashethemet për fejesë me Billy Ray Cyrus, shfaq unazën me diamant

Elizabeth Hurley ka nxitur spekulimet për një fejesë të mundshme me këngëtarin Billy Ray Cyrus, pasi u shfaq me një unazë të madhe diamanti në dorën e majtë në një postim në Instagram.

Aktorja 61-vjeçare publikoi disa fotografi nga prapaskenat e serialit The ‘Burbs, ku po merr pjesë në xhirime.

Në njërën prej tyre, ajo pozoi me një rrobë banjoje, ndërsa unaza e saj tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, shkruan DailyMail.

Sipas raportimeve të Page Six, burime pranë çiftit pretendojnë se këngëtari 65-vjeçar i muzikës country i ka propozuar martesë Hurley-t, pas më shumë se një viti lidhjeje. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin.

Dyshimet u shtuan edhe pasi Cyrus publikoi një postim në rrjetet sociale të shoqëruar me një emoji unaze.

Çifti e bëri publike romancën në Pashkët e vitit 2025, pasi ishte njohur gjatë xhirimeve të filmit Christmas in Paradise, në vitin 2022.

Që prej atëherë, ata kanë ndarë herë pas here momente nga marrëdhënia e tyre me ndjekësit.

Hurley ka qenë e martuar më parë me biznesmenin Arun Nayar. Ata u martuan në vitin 2007, u ndanë në vitin 2010 dhe divorci u finalizua një vit më vonë.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse unaza e re shënon vërtet një hap drejt martesës me Billy Ray Cyrus. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.