KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Elijona dhe Klodi shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë, konfirmojnë lidhjen

Elijona dhe Klodi shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë, konfirmojnë lidhjen

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodi, duket se po e shijojnë në maksimum romancën e tyre, teksa kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushimet e radhës.

Çifti ka ndarë së fundmi fotografi së bashku në rrjete sociale, ku shihen të buzëqeshur dhe më të lumtur se kurrë, shkruan IndeksOnline. Pamjet e publikuara kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, me komente të shumta pozitive dhe reagime që i përgëzojnë për lidhjen.

Pas paraqitjeve të shpeshta në publik dhe postimeve të fundit, Eli dhe Klodi po komentohen gjithnjë e më shumë si çifti më i ri i estradës, teksa duket se nuk kanë më asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë raportin e tyre.

Ajo që ra në sy në mesin e komenteve ishte edhe reagimi i ish-banores tjetër të BBVK-së, Ana Ejupi, e cila u shpreh hapur se dyshja është “çifti i saj i preferuar”. Ky koment, për shumë ndjekës, u pa si një “vulë” e bukur mbi raportin e tyre, duke e bërë edhe më të qartë se Elijona dhe Klodi tashmë po e jetojnë publikisht lidhjen.

Mbetet të shihet nëse dyshja do të ndajë më shumë detaje nga pushimet e tyre, por një gjë është e sigurt: këtë verë, Elijona dhe Klodi po tërheqin vëmendjen si një nga dyshet më të komentuara pas BBVK-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.