Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se është renovuar fusha e sportit në shkollën “Emin Duraku” në fshatin Sferkë.
Elezaj ka bërë të ditur se renovimi i fushës ishte një nga premtimet e tij gjatë fushatës, si dhe një kërkesë e drejtpërdrejtë e banorëve të këtij fshati.
“Fusha e sportit e kësaj shkolle do të renovohej”, ka shkruar Elezaj, duke shtuar se kjo kërkesë tashmë është realizuar.
Ai ka publikuar edhe pamje nga fusha e renovuar, duke e shoqëruar postimin me urimin për një mëngjes të mirë. /Telegrafi/