Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, të cilët kërkoheshin me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, njëri person është ekstraduar nga Gjermania më 13 tetor, ndërsa tjetri nga Zvicra më 14 tetor 2026.
Shtetasja kosovare e ekstraduar nga Gjermania kërkohej për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas ekstradimit, ajo iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Pejës për vazhdimin e procedurave ligjore.
Ndërkaq, shtetasi kosovar i ekstraduar nga Zvicra kërkohej për veprën penale të grabitjes. Pas kthimit në Kosovë, ai iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Gjilanit për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimet u realizuan nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, falë bashkëpunimit me autoritetet e Gjermanisë dhe Zvicrës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

