KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ekspozita “Venetiku”: Gjurmëve të një fondi fotografik”, në vëmendje historia e studios së Korçës

Ekspozita “Venetiku”: Gjurmëve të një fondi fotografik”, në vëmendje historia e studios së Korçës

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë, veprimtaria e saj dhe gjurmët e lëna në trashëgiminë fotografike shqiptare do të vijnë në vëmendje përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell një rrugëtim përmes historisë së studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjes së tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimit arkivor dhe dokumentimit historik, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u ndalur veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios, jeta e së cilës pasqyron edhe fatet e vështira të familjes.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton marrëdhënien mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që lidhen me përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore dëshmojnë ndikimin e rrethanave historike në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që ata lanë pas, duke sjellë një këndvështrim mbi historinë e fotografisë shqiptare përtej vlerave estetike të imazheve.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja e ekspozitës do të mbahet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. /kultplus

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.