Në Galerinë e Arteve në Gjakovë, sonte do të bëhet hapja e ekspozitës personale “CODE” e artistit Kamuran Goranci, kuruar nga Zeni Ballazhi.
Ekspozita sjell para publikut një koncept të veçantë artistik, ku gjuha pamore, teksturat dhe ngjyrat plot jetë ndërthuren për të krijuar vepra që bartin kode dhe mesazhe vizuale, duke nxitur kureshtjen dhe interpretimin e publikut. Përmes këtij prezantimi artistik, Goranci fton vizitorët të eksplorojnë dimensionet estetike të veprave të tij dhe të zbulojnë kuptimet që fshihen pas formave, ngjyrave dhe kompozimeve.
“CODE” synon të krijojë një përvojë të veçantë për artdashësit, duke e vendosur artin pamor në qendër të një dialogu mes veprës dhe shikuesit.
Hapja e ekspozitës organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjakovës dhe Galeria e Arteve – Gjakovë.
Ekspozita hapet, nga ora 19:00, në Galerinë e Arteve, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë./KlanKosova.tv

