Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjakovë. Dy persona janë arrestuar për një pune të mirë nga Policia e Kosovës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy deçanas janë arrestuar për grabitje. Lirim Istrefaj dhe Arbenit Ukaj janë emrat e të arrestuarve.
“Dy persona të panjohur dhe të maskuar njëri me një armë zjarri dhe tjetri me një çekan, kanë hyrë në lokalin e dy viktimave meshkuj kosovarë dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur stoli ari. Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka plagosur në këmbë viktimën mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

