KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Eko-Llapi intervenon në rrugët e Obrançës së Podujevës

Eko-Llapi intervenon në rrugët e Obrançës së Podujevës

NPL “Eko-Llapi” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së hapësirave publike kanë vazhduar punën në terren për pastrimin dhe rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në fshatin Obrançë.

Gjatë këtyre punimeve është bërë largimi i shkurreve dhe barojave të padëshiruara, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe krijimin e një ambienti më të pastër për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Nga NPL “Eko-Llapi” është bërë e ditur se angazhimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në fshatrat e tjera të Komunës së Podujevës, bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që rrugët dhe trotuaret në të gjithë komunën të jenë më të pastra, më të mirëmbajtura dhe më të sigurta për komunitetin. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.