KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë

Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë

Më shumë se 1,600 ekipe kërkim shpëtimi nga pjesë të ndryshme të botës kanë mbërritur në Venezuelë për të mbështetur përpjekjet e gjetjes në kohë të të mbijetuarve nën rrënoja nga tërmeti.

Oliver Blanco, zëvendësministri i Venezuelës për Evropën dhe Amerikën e tha se ekipet mbërritën me 17 fluturime.

“Priten të mbërrijnë 25 fluturime të tjera në 24 orët e ardhshme. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe solidaritetin e bashkësisë ndërkombëtare gjatë këtyre kohërave të pasigurta për venezuelianët”, shtoi Blanco.

Ekipe nga vende si Meksika, Shtetet e Bashkuara, El Salvadori, Zvicra, Kolumbia, Spanja, Ekuadori, Kili, Republika Dominikane dhe Panamaja janë bashkuar në kërkim.

Ndryshe, një foshnjë e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 32 orë pasi dy tërmete shkatërruan Venezuelën.

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale tregon pamjet nga momenti kur ekipet e shpëtimit punojnë papushim për të gjetur dhe nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit dhe viktimat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.