KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi

Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi

Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, pasi në ndeshjen vendimtare të “Final 4” mposhti Dinamon me rezultat 2-0.

Takimi i zhvilluar në “Elbasan Arena” u dominua nga skuadra e Nevil Dedes, me Alessandro Albanesen që vendosi fatin e ndeshjes duke shënuar dy gola brenda 10 minutave.

Nevil Dede, i cili u largua nga Ferizaj mori Engatian në fund, duke fituar titullin e kampionit.

Dinamo nuk arriti të reagojë, teksa në këtë duel nuk kishte objektiv kampionatin, pasi e kishte siguruar më herët Kupën e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, në “Air Albania”, Elbasani fitoi ndaj Vllaznisë me rezultat 2-1, por kjo fitore nuk i mjaftoi verdhebluve për ta marrë titullin, pasi Egnatia siguroi tri pikët në ndeshjen e saj dhe e ruajti avantazhin në renditje.

Me këtë sukses, Egnatia e mbylli fazën “Final 4” me 37 pikë, po aq sa Elbasani, por rrogozhinasit përfituan nga ndeshjet direkte, që folën në favor të tyre.

Vllaznia e përfundoi sezonin në vendin e tretë, ndërsa Dinamo u rendit e katërta, duke e mbyllur megjithatë edicionin me trofeun e Kupës së Shqipërisë të fituar pak javë më parë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.