KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Egnatia eliminohet me dhimbje nga Liga e Kampionëve, fati i kthen shpinën nga penalltitë

Egnatia eliminohet me dhimbje nga Liga e Kampionëve, fati i kthen shpinën nga penalltitë

Egnatia e ka mbyllur me zemër të thyer aventurën në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua në mënyrën më dramatike të mundshme – pas gjuajtjeve të penalltive.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një betejë të fortë dhe luftuan deri në fund për një kualifikim historik, por fati nuk ishte në anën e tyre në momentet vendimtare ndaj skuadrës sllovene Celje, ku luajnë dy lojtarët e Kosovës, Milot Avdyli e Veton Tusha.

Gjithçka u vendos nga pika e bardhë, aty ku gabimet e Bitrit dhe Ndrecës rezultuan fatale për skuadrën rrogozhinase.

Pavarësisht eliminimit, Egnatia lë pas një paraqitje me shumë karakter, duke treguar shpirt gare dhe duke e mbajtur gjallë ëndrrën për të vazhduar më tej në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Tashmë kampionët shqiptarë do ta zhvendosin fokusin në garat e tjera evropiane. Egnatia do të përballet me Shamrock Rovers në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, ndërsa në rast eliminimi do të ketë të siguruar një vend në play-off të Ligës së Konferencës.

Rrugëtimi evropian nuk përfundon këtu për Egnatian, e cila pavarësisht zhgënjimit të madh largohet nga Liga e Kampionëve me kokën lart./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.