KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Edon Zhegrovës i prinë fati, Conceicao për një muaj jashtë shkaku i lëndimit

Edon Zhegrovës i prinë fati, Conceicao për një muaj jashtë shkaku i lëndimit

Sulmuesi Edon Zhegrova do ta ketë rastin e artë për ta fituar vendin në formacionin titullar të Luciano Spallettit te Juventusi.

Edhe pse të gjithë prisnin që ylli i Kosovës të jetë titullar ndaj Lazios, Spalletti sërish vendosi të kundërtën, duke e vendosur në 11-shen bazë Nico Gonzalezin.

Në humbjen ndaj Lazios, tekniku italian i futi në lojë Zhegrovën dhe Conceicaon vetëm në minutën e 70-të, ku faktikisht ishin të pafuqishëm për të lërë shenjë në sfidën e dominuar nga mysafirët.

Gazetari Giovanni Albanese raporton se Conceicao po në atë ndeshje ka pësuar lëndim në krahun e majtë dhe po rrezikon të mbetet jashtë fushës për një muaj.

“Goditje në krahun e majtë për Conceicaon. Testet do të bëhen në orët e ardhshme. Rrezikon një muaj jashtë”, raportoi ai ndër të tjera.

Përndryshe, Zhegrova vazhdon të mbetet jashtë listës së Juventusit për Evropë kësisoj mund ta dëshmojë vetën vetëm në kampionatin italian./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.