KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Edicioni i 9-të i DISICON nis me thirrjen për mbrojtjen e grave në politikë dhe luftimin e ngacmimeve online

Edicioni i 9-të i DISICON nis me thirrjen për mbrojtjen e grave në politikë dhe luftimin e ngacmimeve online

Ka nisur edicioni i 9-të i konferencës DISICON, me fjalime hapëse nga përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe organizatave lokale.

Në pjesën e parë morën pjesë Christoph Fuchs, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, Eva Palatova, Zëvendës Shefe e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, Ambasadori Gerard McGurk, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Nancy Soderberg, Drejtoreshë e Lartë e NDI-së për Kosovën.

Konferenca fokuson diskutime mbi ruajtjen e demokracisë, nxitjen e bashkëpunimit dhe adresimin e kërcënimeve digjitale.

Ky edicion përkon me 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe luftimin e ngacmimeve online. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.