Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Beogradit.
Rama bëri të ditur se në Beograd është për të marrë pjesë në Konferencën Rajonal të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtërishme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjetike.
Ndryshe Edi Rama vizitoi Serbinë edhe muaj më parë, ndërsa këtë herë në diskutim do të jetë siguria energjetike.