KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Edi Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Edi Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Gjatë takimit me drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, kryeministri Edi Rama i ka porositur ata që të shkruajnë ditarin e këtyre ditëve dhe të pasqyrojnë dhe dokumentojnë se çfarë ka ndodhur me fëmijët gjatë këtyre ditëve.

“Jemi në një front të përbashkët për të kompensuar agresionin e imazheve që fëmijët marrin nga Tik Tok dhe platformat e tjera, ku tanimë janë bërë pjesë e një jete paralele ku ata kujtojnë se zgjedhin, por në fakt algoritmi i zgjedh dhe i shënjestron njësoj si rrjetet e shpërndarësve të drogës, që i çojnë në mënyrë të vazhdueshme te varësia nga diçka që i ndan nga realiteti. Lavdi Zotit pjesa më e madhe e nxënësve është e shëndoshë. Por rreziku që kjo pjesa tjetër të bëhet gjithmonë më e madhe, është një rrezik real”.

“Prandaj ju duhet të bazohemi te eksperienca juaj. Kemi dakordësuar me ministren dhe me disa këshilltarë të arsyeshëm edhe idenë që secili prej mësuesve të shkruajë edhe ditarin e këtyre ditëve, në mënyrë të detajuar, me një narrativë shumë të thjeshtë, çfarë ndodhi, si ndodhi. Jo për të pasur një dokument për ta çuar në një organ ligjzbatues, por për të pasur mozaikun e një historie që do na vlejë kur ta lexojmë. Kjo do të na ndihmojë se ku duhet të ndërhyjmë qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin e atyre individëve që janë tërhequr nga kjo flamë”, tha Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.