KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Edhe Zanfina Ismaili i reagon pronarit të kompanisë muzikore “Onima”

Edhe Zanfina Ismaili i reagon pronarit të kompanisë muzikore “Onima”

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar ndaj paralajmërimit për padi të pronarit të kompanisë “ONIMA”, Erkand Shabani.

Ajo nuk ka bërë ndonjë deklaratë, por ka publikuar një ’emoji’ për të shprehur qëndrimin e saj mbi situatën.

Pak ditë më parë, Zanfina kishte dalë në mbrojtje të artistit Gjesti, duke theksuar se kishte bashkëpunuar dhe se pronari nuk ka qenë korrekt me të.

Foto: Instagram

Reagimi i saj tregon përkrahje ndaj artistit në një kohë kur tensionet midis kompanisë dhe artistëve janë shtuar dukshëm.

Në anën tjetër, Shabani ka paralajmëruar edhe publikimin e disa provave dhe videove nga momenti kur Gjesti kishte hyrë në zyrat e “ONIMA”-s, duke theksuar se situata është serioze dhe ka pasoja ligjore.

Gjestit ndërkaq nga Gjykata Themelore në Prishtinë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe G Bani dhe Xheneta Fetahu, të cilët kanë qenë të përmendur nga Erkandi. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.