KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Skandali i grupeve të mbyllura në Facebook, ku pretendohet se vajza të ndryshme janë fyer dhe bullizuar në internet vite më parë, vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale.

Kësaj here, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Fjolla Fetinci, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ardian Bujupi.

Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ajo ka shprehur indinjatën e saj për ngjarjet e asaj periudhe, duke kritikuar personat që përpiqen të arsyetojnë sjelljet e tilla me moshën e re dhe gabimet që mund të bëhen gjatë asaj kohe.

“Si mund të mbrojë dikush një person që për javë dhe muaj me radhë ka fyer dhe bullizuar dikë në mënyrën më të keqe në internet, duke e arsyetuar me ‘ajo ishte e re dhe të gjithë bëjnë gabime kur janë të rinj’?”, është shprehur Fjolla në fillim të videos.

Ajo ka folur edhe për pasojat që, sipas saj, kanë pasur këto veprime te vajzat e përfshira, duke treguar se në atë kohë familjarëve të tyre u janë dërguar mesazhe, ndërsa janë shpërndarë fotografi dhe histori të pavërteta.

“Si mund të kesh guximin të dalësh para mijëra njerëzve, të ulesh para kamerës dhe të thuash gjëra të tilla, duke mos menduar se jetë njerëzish janë shkatërruar pjesërisht? U janë dërguar mesazhe baballarëve, familjarëve të grave të pafajshme, dhe janë shpërndarë fotografi e histori nga më të pavërtetat”, ka deklaruar ajo.

Në fund të videos, Fjolla nuk i ka fshehur emocionet teksa ka kujtuar atë periudhë, duke shprehur habinë e saj që edhe sot ka persona që përpiqen të mbrojnë sjellje të tilla.

“O Zot, njerëz, vetëm kur flas për këtë, vetëm kur mendoj se çfarë kohe ka qenë ajo atëherë… Dhe që ka ende njerëz që e mbrojnë këtë sjellje, është vërtet e çmendur”, ka përfunduar ajo.

– YouTube youtu.be

Reagimi i saj vjen në një kohë kur kjo histori është rikthyer në vëmendjen e publikut pas publikimit të materialeve dhe pretendimeve që lidhen me një grup të mbyllur në Facebook, ku përmendet edhe Jona Krasniqi, aktualisht banore e Big Brother VIP Kosova 5.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, influencerja Doresa, në një intervistë ekskluzive për “Prive By LS”, ka rrëfyer për herë të parë në detaje përjetimet e saj nga ajo periudhë.

Mes emocionesh dhe lotësh, ajo ka folur për bullizimin e vazhdueshëm që pretendon se ka përjetuar, duke përmendur edhe Jonën në rrëfimin e saj.

Diskutimet e fundit kanë rikthyer në vëmendje pasojat që mund të lërë bullizimi në internet, si dhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësisë për veprimet e kryera, pavarësisht kohës kur kanë ndodhur. /Telegrafi/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.