KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

EC Ma Ndryshe akuzon Komunën e Prizrenit për mungesë transparence ndaj ankesës

EC Ma Ndryshe akuzon Komunën e Prizrenit për mungesë transparence ndaj ankesës

Organizata EC Ma Ndryshe, shpreh shqetësimin lidhur me mungesën e përgjigjes institucionale ndaj ankesës së dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare të thirrjes publike për mbështetje financiare të organizatave joqeveritare në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2026 nga Komuna e Prizrenit.

Sipas reagimit nga Organizata, nuk ka për qëllim të kontestojë mbështetjen e organizatave të tjera përfituese dhe as të kërkojë trajtim të privilegjuar, por ka të bëjë me një parim themelor të administrimit publik: të drejtën e çdo aplikuesi për të marrë një përgjigje dhe një arsyetim të vendimeve që e prekin.

Më 20 maj është dorëzuar ankesa për rishqyrtimin e vendimit, ndërsa më 11 qershor është dërguar rikujtim zyrtar. Deri më sot nuk është pranuar asnjë përgjigje

EC Ma Ndryshe ushtroi të drejtën e saj për ankesë, duke kërkuar rishqyrtimin e projekt-propozimit dhe, mbi të gjitha, qasje në arsyetimin e vendimit, vlerësimin e projektit dhe kriteret mbi të cilat është bazuar mosmbështetja e aplikimit tonë.

Organizata Ec Ma Ndryshe bën i thirrje Komunës së Prizrenit, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport që të trajtojnë ankesën e paraqitur dhe të ofrojnë një përgjigje zyrtare, të argumentuar dhe në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.