KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

E shpëtoi 3 vjeçaren që po mbytej në pishinë, Liridon Mavraj bëhet hero në Gjermani

E shpëtoi 3 vjeçaren që po mbytej në pishinë, Liridon Mavraj bëhet hero në Gjermani

Shqiptarët në Evropë po vazhdojnë të tregojnë heroizëm, duke qenë shpetimtarë, në momentet kyqe për shumë njerëz.

Përpos Ajdin Limonit, që shpëtoi 4 italianë në një makinë që po digjej në Zvicër, një akt të tillë e ka bërë edhe një shqiptar tjetër në Gjermani.

Fjala është për të riun Liridon Mavraj, i cili, sipas raportimeve të mediave gjermane, arriti ta shpëtojë një vajzë të vogël tre vjeçare, që po mbytej në një pishinë në Aschaffenburg, transmeton Telegrafi.

Sipas rrëfimit të Mavrajt, gjithçka kishte ndodhur brenda pak minutave. Pasi bashkëshortja e tij vuri re vogëlushen në ujë dhe kërkoi ndihmë, Liridoni reagoi menjëherë. Pastaj, së bashku me rojën e pishinës, ai nisi manovrat e ndihmës së parë dhe frymëmarrjen artificiale.

Pas rreth 30 sekondash ankthi, vogëlushja nisi të merrte frymë, hapi sytë dhe kolliti. Ajo u dërgua më pas në spital, ku, sipas raportimeve të cituara, u konfirmua se ishte jashtë rrezikut për jetën./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.