KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar, hyri në banesë nga dritarja

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar, hyri në banesë nga dritarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Lavrio,50 km në jug të Athinës.

Sipas informacioneve të para, autori një shtetas rumun 32 vjeç ka hyrë me një shkallë në banesën e viktimave dhe pasi theu me një vare dritaren, plagosi me thikë ish gruan e tij 32 vjeç dhe të dashurin e saj shtetas grek me origjinë shqiptare 33 vjeç i quajtur Klevis Tite, raporton Tch.

Gruaja u godit me thikë në shpinë dhe gjendet në gjendje të rëndë në spitalin evangjelizmos, ndërsa Klevis Tite ka marrë plagë në duar dhe zonën e organeve gjenitale dhe u dërgua në spitalin Asklipio.

Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

E gjithë ngjarja ndodhi para dy fëmijëve të mitur të ish bashkëshortëve,1.5 dhe 2.5 vjeç të cilët u morën në gjendje shoku prej psikologëve.

Mësohet se gruaja kishte denoncuar të paktën 5 herë autorin për akte dhune dhe kërcënime, madje asaj i ishte vendos në telefon edhe “panic buto”, një sistem që lajmëron on line forcat e rendit sa herë personi që e disponon rrezikohet prej personit që ka denoncuar.

Por duket se autori ka qenë i vendosur për ti ekzekutuar viktimat të cilët prej fatit janë ende gjallë,pasi në momentin e ngjarjes, një banor që po parkonte automjetin e tij jashtë banesës ndërhyri për ti shpëtuar dhe njoftoi edhe policinë e cila mbërriti brenda 2 minutave më vend ngjarje.

Autori u arrestua dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.