KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

E papritur, Rogerti rihyn në shtëpinë e BBVA-së

E papritur, Rogerti rihyn në shtëpinë e BBVA-së

Zhvillime të papritura kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Pas largimit të tij të papritur, Rogert Sterkaj është lejuar të rikthehet në shtëpi, një vendim që ka habitur si banorët ashtu edhe publikun.

Gjatë një debati me opinionisten Monika Kryemadhi, lidhur me sjelljen dhe fjalëve që kishte thënë Rogerti kundrejt banorëve, gazetari vendosi ta linte përfundimisht shtëpinë. Ai doli në studio, ku zhvilloi një diskutim të drejtpërdrejtë me opinionistët lidhur me situatën e krijuar.

Pas disa minutash diskutimi, ai vendosi të rikthehej në shtëpi, gjë që u lejua nga produksioni.

Me t’u futur brenda, Rogerti u kërkoi falje banorëve për komentet e tij dhe për situatën e krijuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.