Real Madridi ka realizuar një përmbysje spektakolare ndaj Romës, duke triumfuar me rezultat 4-3 në një ndeshje dramatike të Ligës së Kampionëve.
Roma ishte shumë pranë një fitoreje të madhe, pasi deri në minutën e 82-të kryesonte me rezultat 3-1.
Megjithatë, skuadra madrilene dëshmoi edhe një herë se nuk dorëzohet kurrë në skenën evropiane.
Marten de Roon e kaloi Romën në epërsi në minutën e 20-të, ndërsa Kylian Mbappé barazoi përkohësisht në minutën e 25-të.
Në pjesën e dytë, Donyell Malen realizoi dy herë, në minutat 51 dhe 57, duke e çuar rezultatin në 3-1 dhe duke i dhënë Romës një avantazh të konsiderueshëm.
Por minutat e fundit sollën një kthesë të jashtëzakonshme. Carlos Espí shënoi për 3-2 në minutën e 83-të, ndërsa Endrick barazoi vetëm pak çaste më vonë, në minutën e 85-të.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Antonio Rüdiger realizoi golin vendimtar në minutën e 90-të, duke kompletuar përmbysjen e madhe të Real Madridit.
Kështu, madrilenët fituan 4-3 në një ndeshje që dukej e humbur dhe siguruan tri pikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Një tjetër mbrëmje dramatike evropiane, ku Real Madridi dëshmoi se ndeshjet nuk përfundojnë derisa të dëgjohet vërshëllima e fundit. /Zëri

